Udhëtimi kthehet në tragjedi, katër të rinj humbin jetën në Britani

Katër adoleshente kanë humbur jetën pasi u nisën për një udhëtim kampingu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Uells në Britaninë e Madhe. Aventura e të rinjve u kthye në një tragjedi.

Automjeti i tyre u gjet i përmbysur dhe i zhytur në ujë.

Jevon Hirst, Harvey Owen, Wilf Henderson dhe Hugo Morris, nga mosha 16 deri në 18 vjeç, besohet se kishin planifikuar një udhëtim kampingu në një fshat të quajyt Snowdania.

Zona është një destinacion jashtëzakonisht i preferuar për alpinistët, apo edhe çiklistët malorë.

Këshilltarja lokale e Plaid Cymru, June Jones, i ka shprehur ngushëllimet familajerëve: “Mendimet tona janë me familjen”, ka thënë ajo.


Shtuar 22.11.2023 11:42