Gazetari Blendi Fevziu është përballur me një surprizë interesante teksa ndodhet në kryeqytetin e Ganas, Akra. Ndërkohë që po shëtiste në një treg, njëra prej shitësve aty i propozoi atij për martesë duke e ftuar të futej në çadër bashkë me të.
View this post on Instagram
“Hajdë këtu. Je burri im”, thërriste gruaja në mes të tregut në një situatë që në fillim Fevziut i ngjalli kureshtje, por gjërat ndryshuan kur gruaja e “dashuruar” tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. /albeu.com