Në “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur debatet. Mbrëmë gjatë Prime, këngëtarja Linda Halimi ka bërë akuza të forta ndaj kolegut të saj Bleros.
Ajo i tha atij se para shumë viteve derisa Blero ishte i martuar, i kishte kërkuar asaj që të shkonte te dhoma e saj e hotelit.
“Ka ndodhur jashtë shtëpisë, kur kam punuar te emisioni i Teuta Krasniqit para 13-vjetëve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas gjirimeve që patëm”.
“Burri i martuar, Blero ka inisituar që të vijë te dhoma e hotelit me mua. E mban mend këtë shumë mirë, ke thënë a mundemi të pijmë nga një gotë verë dhe të qëndrojmë aty”, ka thënë Linda.
Padyshim kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Blero.