Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Dritan Rexhepit në Stamboll.
Edhe pse Rexhepi u arrestua nga autoritetet turke, Balla deklaron se forca e ligjit do të godasë këdo dhe do të marrë fund pandëshkueshmëria.
Ai thekon se arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare u bë falë bashkëpunimit të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere.
Balla: Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandëshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm. Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar.
Rexhepi u arrestua mëngjesin e sotëm në Stamboll falë një operacioni të policisë turke.
Ai kishte shkuar aty pas arratisë me një pasaportë kolumbiane dhe jetonte në një vilë ku u sekuestruan ndër të tjera para dhe armë./albeu.com