LIVE/ Kapet bosi i kokainës Dritan Rexhepi, policia aksion në mëngjes te vilat luksoze në Stamboll

Anti-droga e Stambollit arrestoi sot në mëngjes Dritan Rexhepin që kërkohej ndërkombëtarisht për trafik të kokainës.

Ai u kap në një kompleks vilash në periferi të Stambollit duke u shtrirë fillimisht në tokë pasi iu vunë prangat dhe më pas u fut në makinë.  Gjatë kontrollit policia gjeti armë, bizhuteri të shtrenjta si edhe një sasi të madhe parash.

Autoritetet turke bëjnë me dije se ai u kap në një operacion në bashkëpunim me Italinë dhe Shqipërinë.

E kapi Turqia, “baroni” i drogës nuk kërkohet vetëm nga Shqipëria, “kokën” e Rexhepit e do dhe Italia

Dritan Rexhepi, “mbreti” shqiptar i kokainës u arrestua mëngjesin e sotmë pas një megaoperacioni në Stamboll.

Sipas AA-së, Rexhepi ishte nën vëzhgimin e shërbimeve sekrete italiane, të cilat kanë informuar turqit për vendin ku jetonte.

Më pas, Drejtoria e Antidrogës në Stamboll ka kryer një operacion në mëngjes për arrestimin e tij pasi italianët e kishin zbërthyer të gjithë itinerarin e Rexhepit, raporton AlbEu.com.

Pritet që Rexhepi të ekstradohet në Itali pas arrestimit të sotëm në Stramboll, ndërkohë që nuk dihet se si ka mundur të dalë nga Ekuadori, ku ishte liruar nga burgu me ndalesën për të dalë jashtë vendit.

Turqia arreston “mbretin” e kokainës, Balla: Forca e ligjit do të godasë mbi këdo

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Dritan Rexhepit në Stamboll.

Edhe pse Rexhepi u arrestua nga autoritetet turke, Balla deklaron se forca e ligjit do të godasë këdo dhe do të marrë fund pandëshkueshmëria.

Ai thekon se arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare u bë falë bashkëpunimit të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere.

Italianët i gjetën “strofullën” në mes të Stambollit, si u zbulua Dritan Rexhepi

Mediat turke kanë nxjerrë detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Dritan Rexhepit sot në Stamboll.

Sipas AA-së, Rexhepi ishte nën vëzhgimin e shërbimeve secrete italiane, të cilat kanë informuar turqit për vendin ku jetonte.

Më pas, Drejtoria e Antidrogës në Stamboll ka kryer një operacion sot në mëngjes për arrestimin e tij pasi italianët e kishin zbërthyer të gjithë itinerarin e Rexhepit, raporton AlbEu.com.

Pritet që Rexhepi të ekstradohet në Itali pas arrestimit të sotëm në Stramboll, ndërkohë që nuk dihet se si ka mundur të dalë nga Ekuadori, ku ishte liruar nga burgu me ndalesën për të dalë jashtë vendit.
Arrestohet i famshmi Dritan Rexhepi, bosi i kokainës jetonte qetësisht në Stamboll

Gjatë kontrollit policia gjeti armë, bizhuteri të shtrenjta si edhe një sasi të madhe parash.

Nuk dihet se si ka përfunduar Rexhepi nga Amerika Latine në Turqi, por fakt është se vitet e fundit ky vend është kthyer në parajsën e trafikantëve të drogës, të cilët gjejnë lehtësisht dokumente false si edhe bashkëpunimin e policisë lokale duke jetuar të qetë.

Më herët, pikërisht në Stamboll u vra edhe koka e njërit prej grupeve mafioze serbe, në banesën e të cilit u gjetën edhe eshtrat e një personi të vrarë vite më parë.

Kush është Dritan Rexhepi?

Rexhepi është regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar) e Gramoz Rexhepi (emër shqiptar). Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013, ai ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj e nuk është pikasur nga autoritetet.

Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodhi edhe arratisja e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur tu ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua në momentin që sapo u fut në qeli pas marrjes në pyetje, pasi dera e qelisë ishte lënë hapur. Në vetëm pak sekonda, Rexhepi ndodhej në rrugë i lirë.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej.

Janë bërë publike pamjet e operacionit “Kartel” në Stamboll gjatë të cilit ra në pranga “mbreti” shqiptar i kokainës, Dritan Rexhepi.

Ky i fundit kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Në operacionin për kapjen e tij, siç shihet në video, janë angazhuar forca të shumta policie.

Rexhepi shihet i shtrirë në tokë dhe “i mbërthyer” nga forcat turke të policisë.


Shtuar 10.11.2023 10:06