Pas kaosit në Parlament, mbyllet seanca plenare, rrëzohen nismat e opozitës

Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare të ditës së sotme, vetëm 20 minuta pas nisjes së saj.

Pas kaosit të krijuar nga deputetët opozitarë, të cilët hodhën tymuese brenda ambienteve të Kuvendit, ishte e pamundur të zhvillohej në kushte normale seanca.

Pavarësisht se demokratët vijonin të qëllonin tavolinat për të krijuar zhurmë, kryetarja Nikolla votoi disa projektligje dhe marrëveshje.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj kërkoi rrëzimin projektligjeve të propozuara nga opozita. Me votat e mazhorancës janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita.

“Nismat tuaja janë thjesht për t’i shërbyer politikës një njeriu të vetëm, Sali Berishës. Të rrëzohen kryetare”, tha Felaj./Albeu.com 

 


Shtuar 9.11.2023 10:21