VIDEO/ “Paratë”, grabitën pronarin e tabakinos nën kërcënimin e thikës, arrestohen adoleshentët në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët nënë kërcënimin e thikës i morën me forcë një shumë parash, pronarit të një tabakinoje.

Të dy të arrestuarit rezultojnë me precedent të mëparshëm penalë.

Në kuadër të operacionit “Storm” u bë e mundur identifikimi, kapja dhe vënina në pranga e dy autorëve I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04.11.2023.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 8.11.2023 10:23