Sot në orën 19:00, në stadiumin Air Albania do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Por, pak orë nga përballja duket se në Ministrinë e Shëndetësisë janë ndërgjegjësuar dhe kanë lejuar që ashtu si në vendet e tjera europiane, stadiumi të jetë i hapur pjesërisht.
Sipas Procesit Sportiv, në impiant do të lejohen 1000 tifozë të cilët do të duhen të zbatojnë masat për të mos u grumbulluar. Megjithatë, Air Albania i plotëson kushtet për të ruajtur distancimi.
Tashmë, klubet duhet të përgatiten për tifozët e tyre dhe të bëjnë të mundur akomodimin vetëm pak orë larg sfidës.