Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është përplasur me deputetët e opozitës teksa ka tentuar të marrë karrigen e tij.
Në një moment deputeti socialist, ka shtyrë Xhelal Mziun ndërsa dëgjohet Ina Zhupa duke i thënë: “O Xhemal mos qëllo, na vrave”.
Më pas, Qefalia është përplasur me Asllan Ndogjanin dhe ka shtyrë Edmond Spahon.
Xhemal Qefalia ka arritur që të marrë një nga karriget dhe është ulur në vendin e tij.
Deputetët e opozitës krijuan situatë katotike në Kuvendin e Shqipërisë pak para nisjes së seancës parlamentare.