Arabia Saudite është gati të presë Kupën e Botës 2034 pasi Australia tërhoqi ofertën e saj.
Arabia Saudite nuk ka gjasa të përballet me ndonjë konkurrencë pasi Football Australia njoftoi të martën (31 tetor) se kishte vendosur kundër ofertës për të pritur turneun.
“Ne kemi shqyrtuar mundësinë për të pritur Kupën e Botës FIFA dhe – duke marrë parasysh të gjithë faktorët – kemi arritur në përfundimin që të tërhiqemi nga kompeticioni i vitit 2034”, tha Football Australia në një deklaratë.
Vendet që shpresojnë të presin Kupën e Botës 2034 duhet të shprehin interes zyrtar deri më 31 tetor dhe një marrëveshje e nënshkruar oferte duhet të paraqitet deri më 30 nëntor.
Anëtarët e FIFA-s do të kenë më pas mundësinë që të vulosin mikpritësit e 2030 dhe 2034 në fund të vitit 2024
“Ne shpallëm ambiciet tona për të pritur Kupën e Botës FIFA 2034, dhe kjo paraqitje zyrtare vazhdon rrugëtimin tonë për t’i bërë ëndrrat e popullit tonë realitet,” tha Yasser Al Misehal, Presidenti i Federatës Saudite të Futbollit (SAFF).
“Ne jemi jashtëzakonisht të përkushtuar për të paraqitur ofertën më konkurruese të mundshme që do të ndihmojë gjithashtu në bashkimin e botës përmes futbollit”-tha ai./albeu.com