“U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time, por …”, letra prekëse e 26-vjeçares që u përdh*nua barbarisht (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës, tronditi rëndë opinionin publik shqiptar, ku një vajzë e re, vetëm 26-vjeçe u përdhunua barbarisht nga 3 të rinj, të cilët më herët e kishin dehur me alkool dhe kokainë.

D.26-vjeçe denoncoi këtë rast të rëndë, por menjëherë më pas u përball me kërcënime jo vetëm nga përdhunuesit por dhe nga familjarët e tyre.

I dashuri i saj e kishte ftuar për të dalë, ndërsa në mendje kishte gati kutrhin për ta përgatitur 26-vjeçaren si dhuratë për shokun e tij që kishte dalë nga burgu.

E reja ka rrëfyer edhe njëherë tragjedinë e saj në emisionin “Piranjat” me një letër të hapur, por e lexuar nga moderatorja Dojna Mema.

Kam vendosur të dal sonte këtu pa fytyrë ër shkak të opinionit të njerëzve, por jo se kam bërë faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qenë e vetëdijshme, nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur, nuk më pyeti se si jam, por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë. Normal që kam frikë, sepse e di që ata kanë njohje, kanë lekë dhe njohin njerëz, ndërsa unë vij nga një fmailje e thjeshtë që jeton në fshat. Por nuk do ta shkelin kurrë dinjitetin tim, siç u munduan të ma shkelin, do vazhdoj të tregoj të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë, edhe për ata që më kërcënojnë. Prandaj do të bërtas për të vërtetën time. Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë, dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetjeje nga njerëz që nuk i njoh, ju falenderoj”.


Shtuar 27.10.2023 21:30