“Beteja më e rëndësishme e jetës”, e vërteta e një përdhunimi që u tentua të fshihej

Historia e 26-vjeçares së përdhunuar nga tre të rinj në qytetin e Vlorës, u kthye në kryelajmin e kësaj jave.

Familjarët e autorëve tentuan që ta fshihnin lajmin.

Por çfarë ka ndodhur atë natë me vajzën e cila kishte dalë për të kaluar një natë të qetë me të dashurin e saj, dhe kishte përfunduar pa dëshirë në një dhomë hoteli në Vlorë?

Vajza ka patur një raport 2-vjeçar me atë që e konsideronte si të dashurin e saj. Pra në dukje një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë në kohë. Sipas dëshmisë së saj, duket se grupi i djemve me përpara i kanë dhënë të pijë dhe më pas e kanë droguar.

Lexo edhe: “E zhveshëm dhe nisi s*ksi oral, i doli gjak…”, zbardhen dëshmitë tronditëse të përdh*nuesve të 26-vjeçares në Vlorë

Këtë e përforcon edhe mjeku Edmond Breshani, i spitalit të Vlorës.

Dhe ky ka qene vetëm fillimi i tmerrit për 26-vjeçaren.

Në videon e pulbikuar nga “Piranjat” vajza shihet në shkallët e hotelit. Ajo është e pavetëdijshme dhe pothuajse merret në krahë nga njëri prej djemve.

Pak çaste me vonë, nga një tjetër kamera, ajo shihet teksa e shtrirë në shkalle, bën lëvizje të pakontrolluara, dhe perplas kokën, dukshëm nën efektin e alkoolit dhe drogës. Pas saj shihet të afrohet i njëjti person. Është Albi Ceno, njeri nga të arrestuarit me akuzën e ‘përdhunimit’.

Një vajzë e cila është dërguar në spital e droguar dhe me dyshime se është përdhunuar, në momentin që hap sytë në reanimacionin e spitalit, gjen pranë saj, jo prindërit apo vëllain, por nënën e përdhunuesit e cila e merr në pyetje.

Por presionet duket se nuk janë ndalur këtu. Vajza në krevatin e reanimacionit dhe ende e pamundur për të lënë spitalin, detyrohet të presë një tjetër vizitë të padëshiruar.

Pavarësisht mëdyshjeve dhe frikës nga personat që e kërcënojnë, kjo vajzë duket e vendosur që t’i shkoje deri në fund kësaj beteje, më e rëndësishmja e jetës së saj.


Shtuar 27.10.2023 21:21