Një 38-vjeçar, i cili kishte përshtatur një banesë, për të riparuar dhe për të tregtuar armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale është arrestuar nga policia e Durrësit.
Ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në kuadër të operacionit “Baza” u bë arrestimi i shtetasit L. L., 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Albeu.com