Ditën e djeshme, Soni Malaj ka festuar ditën e lindjes së saj dhe ka mbushur 42 vje135.
Ndër urimet e shumta që ka marrë në këtë ditë të veçantë, një urim zemre i është bërë edhe nga këngëtari i njohur, Sinan Hoxha.
Sinani ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me këngëtaren e njohur dhe bashkangjitur postimit të tij shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen e vogla e vëllait. Të dua”.
Soni dhe Sinani përveçse kanë bashkëpunuar në fushëm muzikore me hitin “Shukarije”, ata janë gjithashtu miq shumë të mirë prej vitesh, duke i rezistuar kohës.
Sa i përket Soni, emri i vertetë është Sonja Malaj. Fëmijërinë, deri në moshën 9-vjeçare e kaloi në Tropojë. Më pas familja u transferua në Tiranë ku Soni do të vazhdonte karrierën e nisur që në Tropojë si këngëtare.
Soni zbuloi pasionin e saj për muzikën që në vogëli, duke u berë kështu pjesë e festivaleve për fëmijë në Tropojë, duke u vlerësuar dhe me çmime të para dhe të dyta. Në moshën 14 vjecare, Soni bën një audicion pranë një studioje muzikore me qëllimin për t’u bërë këngëtare.
Zëri i saj “black soul” edhe pse në një moshë fare të re, bie menjëherë në vesh të profesionistëve, të cilët vendosin të kultivojnë më tej talentin e saj.
Soni Malaj ka qënë pjesë e grupit “Spirit Voice” deri në vitin 2000. Më pas ajo nisi karrierën solistike, duke korrur një sukses të madh në skenën e muzikës.
Artistja numëron shumë projekte të suksesshme muzikore se edhe shumë cmime të fituara.
Së fundmi ajo ka performuar në Merano, Itali dhe ka habitur publikun atje me vokalin e saj. Për këtë arsye media shtetërore italiane “Rai” i ka kushtuar një kronikë të veçantë artistes shqiptare.
“Notat e Soni Malajt, yllit të muzikës shqiptare kanë elektrizuar mbi 10 mijë spektatorë”, thuhet ndër të tjera në kronikë.