Ndërron jetë në krye të detyrës oficeri i Policisë në Delvinë

Oficeri i Policisë Ilirjan Ziu ka humbur jetën në moshën 56-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Delvinë.

56-vjeçari prej vitesh shërbente në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Ai njihej si një person i përgjegjshëm dhe korrekt në detyrën e tij.

Ndarja e parakohshme nga jeta ka lënë dhimbje te familjarët dhe kolegët e tij./Albeu.com


Shtuar 24.10.2023 09:51