U shty për shkak të luftës, UEFA cakton datën kur do të luhet sfida mes Kosovës dhe Izraelit

Tashmë është zyrtare, dueli mes Kosovës dhe Izrealit do të luhet më datën 12 nëntor.

Kjo përballje ishte planifikuar të zhvillohej në muajin tetor, por për shkak të situatës së destabilizuar në shtetin izraelit pas sulmeve nga Hamasi, kjo sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit nuk u luajt.

Vlen të theksohet fakti se muajin e ardhshëm, përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë 3 ndeshje dhe jo 2 si të gjitha kombëtaret e tjera.

12 nëntor Kosovë vs Izraeli

18 nëntor Zvicra vs Kosovë

21 nëntor Kosovë vs Bjellorusia


Shtuar 23.10.2023 23:48