Seanca për Malltezin dhe Bektashin, trupa gjykuese tërhiqet për vendimin

Trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi, në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.

Kujtojmë se në seancë, dy të akuzuarit kanë kundërshtuar akuzat.

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.


Shtuar 23.10.2023 19:46