Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trefishtë të ndodhur ditën e sotme, 20 tetor në Elbasan.
Të paktën tre mjete u përplasen me njëra-tjetrën duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Q. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale. Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Albeu.com