Edhe pse seanca plenare është mbyllur dhe në Kuvend ëhstë ulur automati, sërish deputetët e opozitës vijojnë të jenë të pranishëm në sallë.
Duke parë që opozita vijonte fjalimet e saj përmes lidhjeve live në FB, duket se administrata e Kuvendit ka marrë një tjetër hap, atë të fikjes së automatit, duke lënë në mes të territ opozitën.
Dritat u fikën teksa në foltoren e Kuvendit ishte Salianji, i cili komentoi dhe veprimin në fjalë.
“I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfundë që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët”, tha Salianji.