Arbana Osmani merr në përdorim një pjesë të Piramidës, pas rikonstruksionit

Në maj të 2023, u hap Piramida e Tiranës, pas disa muajsh që ishte në rikonstruktim. Ky rikonstruksion kushtoi 15 mijë euro, dhe e u rinovua për t’u kthyer në qendrën më të madhe rajonale në vend për inovacionin! Ajo është kthyer gjithashtu edhe në një stacion të turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin përpara saj.

Ndërsa sot temë diskutimi është bërë pikërisht investimi i Arbana Osmanit te Piramida.

Kati i parë i Piramidës do t’i jepet moderatores Arbana Osmani për të ndërtuar bar-restorantin e saj.

“Nuk jua kam thënë akoma tamam, por kam disa muaj që po punoj non-stop për një surprizë për ju, që do t’jua zbuloj shumë shpejt”, paralajmëroi Arbana pak orë më parë në InstaStory.

Ndërkohë, moderatorja ka reaguar edhe më parë e mahnitur nga rikonstruksioni i Piramidës.

“Shumë e lumtur që po i rikthehet jeta një vendi ku ruaj disa prej kujtimeve më të bukura që kur isha fëmijë”, ka shkruar moderatorja.

/albeu.com/