VIDEO/ Një takim me tre “fytyra” mes “vëllait”, “babait” të Kombit dhe komshiut sherrxhi: Çfarë spikati sot në Tiranë

Raportet e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë në nivelin e tyre më të lartë. Madje, mund të thuhet se nuk kanë qenë ndonjëherë kaq keq.

Rama e kritikon Kurtin sa herë ka mundësi, ndërkohë që Kurti përpiqet që të ndjekë një politikë rajonale dhe në raport me Perëndimin, përmes një rruge “që nuk kalon nga Tirana”.

Çarja mes tyre u vu re edhe sot gjate Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, ku Rama dhe Kurti patën një takim kortezie, ndryshe nga ai me Abazoviçin, i cili nuk kurseu as batutat ndaj kryeministrit të Shqipërisë, duke e quajtur “Baba i kombit”, gjë e cila mund të thuhet se i pëlqen Ramës.

Takimi me Ana Brnabiçin e Serbisë ndërkohë ishte një histori tjetër, ku kryeministrja serbe dukej sikur e kishin sjellë me zor në Tiranë.

Për më tepër, ndiqni tre takimet e Ramës me liderët në fjalë dhe vlerësimin bëjëni vetë:

 


Shtuar 16.10.2023 14:02