Magyar përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe rikonfirmon mbështetjen hungareze për Kosovën

Përmes një letre urimi për mandatin e ri qeverisës të Albin Kurtit, kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, riafirmoi angazhimin e vendit të tij ndaj sigurisë së Republikës së Kosovës dhe mbështetjen për integrimin e saj evropian. Letra iu përcoll kryeministrit të Kosovës nga ambasadori László István Dux.

Të lidhura

None found

Magyar i drejtoi Kurtit urimet e tij më të sinqerta për zgjedhjen në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në letër, ai theksoi se Hungaria e njeh rolin thelbësor që Kosova luan në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Sipas kryeministrit hungarez, prosperiteti i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi jetike si për Hungarinë, ashtu edhe për të gjithë kontinentin evropian.

Në këtë kuadër, Magyar ritheksoi se Hungaria do të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, duke mbështetur njëkohësisht rrugëtimin evropian të vendit.


Shtuar më 10.10.2026 09:51