De Rossi surprizon me deklaratën për Mario Mitajn: Shqiptari është më i fortë se sa kemi parë

Genoa, aktualisht në pozitën e 19-të të renditjes, do të synojë me çdo kusht tri pikët në shtëpi kundër Fiorentinës, në sfidën e vlefshme për xhiron e 6-të të Serie A italiane.

Të lidhura

None found

Në konferencën për shtyp para këtij takimi që luhet sot, trajneri Daniele De Rossi ka zbardhur disa nga planet e tij për skuadrën.

Ish-legjenda e futbollit italian, i cili tashmë drejton Genoan, ka habitur me fjalët e tij për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Mario Mitaj.

“Edhe Mitaj, për shembull, është shumë më i fortë sesa ç’kemi parë deri më tani”, u shpreh De Rossi.

Kjo deklaratë e trajnerit italian tregon qartë se 23-vjeçari po rritet në konsideratën e tij dhe se debutimi në Serie A mund të jetë çështje ditësh.

Pas pesë javësh të luajtura në kampionatin elitar italian, Mitaj ende nuk ka regjistruar asnjë minutë në Serie A, ndërsa ka zbritur në fushë vetëm në dy ndeshje të Kupës së Italisë.