VIDEO/ Rama surprizon liderët evropianë me valle shqiptare dhe të Ballkanit Perëndimor

Liderët e rajonit dhe udhëheqësit e BE-së janë pritur me performancë muzikore  përpara Piramidës, në fund të pjesës së parë të Samitit të Procesit të Berlinit.

Grupe të minoriteteve në Shqipëri, me veshje popullore, kanë kërcyer përpara pjesëmarrësve në takimin e Samimit, ku të pranishëm janë kryeministrat e gjashtë vendeve të rajonit, si dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.

Në oborrin përpara Piramidës u dha një shfaqje me këngë e valle nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Në fund performanca u duartrokit nga liderët të cilët dukeshin të kënaqur nga kjo performancë./Albeu.com


Shtuar 16.10.2023 14:28