Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, banues në Hot, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait.
Gjithashtu gjatë shoqërimit në komisariat, i riu nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Albeu.com