Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar një goditje të fortë dhe të tmerrshme ndaj forcave të Hamas, e cila sipas tij do të ndryshojë Lindjen e mesme.
Gjatë një takimi me kryetarët e qyteteve kufitare, që u goditën nga sulmi i forcave palestineze të hamas ditën e shtunë, netanyahu paralajmëroi një ofensivë të tmerrshme ndaj kundërshtarit, e cila sipas tij nuk ëhstë parë ndonjëherë.
“E di që keni kaluar gjëra të tmerrshme dhe të vështira. Ajo që do të kalojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme! Tashmë jemi në mes të fushatës dhe sapo e kemi nisur. Udhëheqja juaj është shumë e fortë në këto ditë të vështira, do të duhet kohë dhe kërkohet një qëndrim i fortë në ditët e vështira në vazhdim. Shteti do të kthejë çdo gur për t’ju ndihmuar të gjithëve. Ai po ju kërkon të qëndroni të fortë sepse ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme. Ju përqafoj ju dhe banorët, jemi të gjithë bashkë dhe do t’i mposhtim me forcë, me shumë forcë”, është shprehur Netanyahu.