Makina përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin “Lushnjë – Rrogozhinë”, shoferja shoqërohet në komisariat

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem.

Makina me drejtuese një 26-vjeçare, ka përplasur për vdekje një 70-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.10.2023 11:07