Studentët e Mjekësisë nuk dorëzohen, protestë para Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë janë mbledhur paraditen e kësaj të hëne në protestë, ashtu siç kishin paralajmëruar.

Protesta e tyre bëhet për kundërshtimin e ligjit të ri për punën e detyruar brenda Republikës së Shqipërisë për një periudhë 5- vjeçare, para se të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.

Kësaj radhe ata kanë vendosur të dalin me tre kërkesa të qarta, prej ku kërkojnë përkrahje të Universitetit, përballje drejtpërdrejt me Ministren e Arsimit, si dhe dorëheqjen e zv/ministres së Arsimit.

“Marshimi do jetë me thirrje dhe thirrjet tona do jenë: Përkrahje e universitetit karshi nesh, përballja e ministres me ne live, se nuk e ka guximin për ta bërë deri më tani dhe dorëheqja e zv.ministres. A jeni gati të shkojmë tek Ministria e Arsimit?”, tha një prej studentëve, në një nga thirrjet e përbashkëta.

 

 


Shtuar 9.10.2023 10:40