GJKKO konfiskon pasuritë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka konfiskuar pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.

Zenelajt i janë konfiskuar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin. Po ashtu, GJKKO i ka marrë edhe 1000 metra tokë në Porto Palermo, 1 dyqan dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin.

Magjistrati dha dorëheqjen nga karriera e tij në drejtësi më 26 maj të 2021, para se të përballej me Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit. Në vitin 2016, ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Po ashtu, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës. Në të njëjtin vit, ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.

Njoftimi i GJKKO:

Bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti para Gjykatës kërkesën e konfiskimit të pasurive të subjektit Guxim Zenelaj (ish gjyqtar i Gjykatës së Lartë).

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.26 datë 06.10.2023 ka vendosur ndërmjet të tjerave konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë:

1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;

2. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

7. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

vijon…


Shtuar 9.10.2023 09:44