“Bluzat e bardha duhet të shpëtojnë, jo të marrin jetë”, qytetarët ndëzin qiri për 3-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare

Me dhjetëra qytetarë kanë marshuar mbrëmjen e sotme, në klinikën e mjekut Roland Xhaxho, ku kanë ndezur qirinj në nder të 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në gojë.

Qytetarët kanë shoqëruar marshimin e tyre me pankarta ku shkruhen mesazhe të ndryshme, mes të cilave edhe: Bluzat e bardha duhet të shpëtojnë jetë, jo të marrin.

Pas marshimit qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në nder të të miturit që humbi jetën tragjikisht para disa ditësh.

 


Shtuar 8.10.2023 18:39