Sulmi në Kosovë, pjesë e terroristëve edhe bashkëpuntori i Danilo Vuçiç! Sveçla: Përfshirja e Serbisë ka qenë e drejtpërdrejtë

Forcat e Policisë së Kosovës, po vijojnë të grumbullojnë ende prova nga sulmi terrorist serb i ndodhur dy javë më parë në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një njoftimi në facebook, MInistri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, njofton se në vendngjarje janë gjetur dokumentat e Mirolad jevtiç, që tregon se përfshirja e Serbisë dhe e Aleksandar Vuçiç, ka qenë e drejtëpërdrejtë.

Sipas tij Jevtiç është një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Danilo Vuçiç, djalut të presidentit serb, Aleksanda Vuçiç.

Zveçla thekson se prania e Jevtiç në Banjskë tregon se në dije i të sulmit dhe planit për këtë agresion terrorist ku mbeiti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën 3 të tjerë, ka qenë i përfshirë drjtpërdrejtë edhe Danilo Vuçiç.

Postimi i Zveçlës:

Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.


Shtuar 8.10.2023 17:34