Luana Vjollca në videon erotike? Eksperti i IT: E prodhuar nga Inteligjenca Artificiale

Eksperti i IT, Blerim Gjeladini ka reaguar në lidhje me videot intime të 2 vajzave të njohura të showbizz-it shqiptar ku pretendohet se  janë gjetur në telefonin e një personazhi në kërkim.

Aludohet se njëra prej tyre përflitet të jetë moderatorja Luana Vjollca, ndërsa kjo e fundit e ka cilësuar shpifje.

Gjeladini shkruan se video ku duket sikur shfaqet Luana Vjollca, nuk është e vërtetë.

Sipas tij, video është prodhuar me teknologjinë e “deep fake” duke përdorur inteligjencën artificiale.

“Kujdes! Videoja që po qarkullon nëpër celulare ku duket sikur është Luana Vjollca nuk është e vërtetë! Ajo është prodhuar me teknologjinë e “deep fake” duke përdorur inteligjencën artificiale. Kjo teknologji jo vetëm që mund të krijojë video të manipuluara, por edhe të klonojë zërin e një personi me një saktësi të jashtëzakonshme. Në Turqi, disa mashtues kanë përdorur të njëjtën metodë për të shantazhuar njerëz duke përdorur zërin dhe video të manipuluara të Presidentit Erdogan”, shkruan Gjeladini.

Eksperti i IT, Blerim Gjeladini ka reaguar pas një video me përmbajtje intime të 2 vajzave të njohura të showbizz-it shqiptar që janë gjetur në telefonin e një personazhi në kërkim, ku njëra prej tyre përflitet të jetë moderatorja Luana Vjollca.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjeladini shkruan se video ku duket sikur shfaqet Luana Vjollca, nuk është e vërtetë.

Sipas tij, video është prodhuar me teknologjinë e “deep fake” duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ai bën me dije se kjo teknologji jo vetëm krijon video të manipuluara por klonon dhe zërin e një personi.

“Kujdes! Videoja që po qarkullon nëpër celulare ku duket sikur është Luana Vjollca nuk është e vërtetë! Ajo është prodhuar me teknologjinë e “deep fake” duke përdorur inteligjencën artificiale. Kjo teknologji jo vetëm që mund të krijojë video të manipuluara, por edhe të klonojë zërin e një personi me një saktësi të jashtëzakonshme. Në Turqi, disa mashtues kanë përdorur të njëjtën metodë për të shantazhuar njerëz duke përdorur zërin dhe video të manipuluara të Presidentit Erdogan”, shkruan Gjeladini.

 


Shtuar 2.10.2023 22:08