“Ajo nuk e kishte frikë …”, i dashuri i Klodianës tregon përballjen që pati me Alfred Vefën

Kanë dalë të tjera detaje në lidhej me ngjarjen tragjike të ndodhur pak ditë më parë në një familje shqiptare në Itali, ku burri vrau ish-bashkëshorten dhe më pas veten.

37-vjeçarja Klodiana Vefa mbeti e vrarë në mes të rrugës pasi u qëllua 3 herë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Vefa 45-vjeçe.

Ky i fundit u gjet i vdekur brenda në makinë një ditë më vonë, pasi kishte qëlluar veten me të njëjtën armë që kishte kryer krimin.

Xhelozia e sëmurë e Alfredit ndaj ish-bashkëshortes që ishin ndarë 2 vite më parë ishte shkaku i krimit të tmerrshëm.

Alfredi nuk e pranonte lidhjen që ish-gruaja e tij kishte krijuar me një 52-vjeçar italian.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë 52-vjeçari italian ka rrëfyer në polici se Klodiana e dinte që ish-bashkëshorti kishte armë, por nuk e kishte aspak frikë.

Italiani ka treguar se ai ishte ballafaquar me Alfred Vefën pasi para debatit ku Klodina mbeti e vrarë ajo e kishte telefonuar.

 


Shtuar 1.10.2023 23:13