Atalanta-Juventus barazojnë pa gola, Gjimshiti një “mur” i vërtetë

Barazim 0-0 i Atalantës dhe Juventusit në Bergamo, në përballjen e javës së shtatë të kampionatit italian. Pjesa e parë nuk pati shumë raste, me të dy skuadrat që u kujdesën më shumë që të mos pësonin, sesa që të shënonin golin e epërsisë.

Ekipi i drejtuar nga Gasperini flirtoi me golin çerek ore para fundit. Muriel ekzekutoi një goditje dënimi, por bergamaskët ishin të pafat, pasi sfera shkoi në traversë. 4 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë, vendasit dhe mysafirët u detyruan të pajtoheshin me rezultatin, duke dalë kështu me nga një pikë nga Geëiss Stadium (Bergamo).

Renditja në Serie A sa vjen e bëhet më interesante. “Zonja e Vjetër” e drejtuar nga Max Allegri është e përqëndruar totalisht në kampionat pasi nuk është e impenjuar në Europë dhe për momentin renditet në vendin e katërt që të dërgon në Champions.

Atalanta ku luan Berat Gjimshiti pozicionohet në vendin e pestë. Spektakli i Serie A nuk ka përfunduar ende, pasi në mbrëmje është e rezervuar sfida mes Romës dhe Frosinones.


Shtuar 1.10.2023 20:10