Pas atentatit që tronditi Dukagjinin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri, në Shkodër janë raportuar sërish të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Malësinë e Madhe.
Ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti mes 3 personave në fshatin Grizhë.
Në polici është shoqëruar një person ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes./Albeu.com