Paraditën e kësaj të marte, në Rrëshen është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo kush është autori i vrasjes së 59-vjeçarit.
Por, dyshohet se shkak mund të ketë qenë hakmarrja.
Kujtojmë se në mars të këtij viti, viktima së bashku ,e djalin e tij kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, pronari i një televizioni lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.
Si nisi sherri mes babë e bir dhe Saimir Reçit
Sipas policisë, Enrik Bardhi (djali i viktimës së sotme) ka pasur një konflikt me Saimir Rexhin për parakalim në rrugë.
Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.
Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi.
Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMË, çka e dëshmuan dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Reçi pa marrë lëndime./albeu.com