Një banesë është përfshirë nga flakët në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Mësohet se brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili është nxjerrë nga policia dhe zjarrfikësit.