Liverpool dhe Roma nuk gabojnë, Leverkusen bën “poker”, ndërsa Villarreal bie në Greqi

Europa League nisi rrugëtimin këtë mbrëmje me javën e parë të fazës së grupeve, me takimet e orës së 18:45 që prodhuan, spektakël dhe gola.

Liverpool triumfoi me përmbysje përballë LASK me rezultatin 1-3, në një sfidë ku skuadra e Klopp vuajti jo pak.

Në pjesën e parë, austriakët shënuan pas 14 minutash lojë me Flecker dhe goli i 27-vjeçarit vendosi fatet e fraksionit hapës.

Në 45 minutat e dyta, “The Reds” treguan tjetër ritëm dhe gjetën golin e barazimit shumë shpejt me anë të Nunez, me sulmuesin që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë, në minutën e 63-të Diaz përmbysi ndeshjen, ndërsa golin e tretë e shënoi Salah dy minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Në Tiraspol, Roma triumfoi 1-2 ndaj Sheriff, me të besuarit e Mourinho-s që mbyllën pjesën e parë në avantazh me anë të Paredes. Në pjesën e dytë, moldavët barazuan me anë të Tovar në minutën e 57-të, por ishte vetëm një iluzion, kjo pasi Lukaku shënoi në të 56-ën duke rikthyer në avantazh italianët. Vendasit e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi në minutën e 90+8′ Joao Paulo mori karton të kuq.

Në sfidën tjetër të Grupit G, Slavia Prague mori një sukses të rëndësishëm ndaj Servette në Zvicër me rezultatin 0-2 falë golave të Masopust 32’ dhe Ogbu 59’.

Në Grupin H, Bayer Leverkusen u argëtua përballë Hacken, me gjermanët që fituan 4-0 në “Bay Arena”.  Wirtz shënoi golin e parë në minutën e 10-të, ndërsa Adli dyfishoi pas gjashtë minutash pas asitit të dhuruar nga Granit Xhaka.


Shtuar 21.09.2023 20:51