Plas brenda PD, Bujar Nishani bën deklaratën e fortë: Basha e dinte që Berisha do shpallej “non grata”!

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi u shpreh se Lulzim Basha e ka ditur që Sali Berisha do të shpallej “non grata”.

Sipas tij, Basha e ka afruar datën e zgjedhjeve brenda PD-së për shkak se ka patur dijeni mbi Berishën, teksa shtoi se shpallja “non grata” e liderit historic të demokratëve ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së.

“Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”. Kjo çështje ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së, sepse Berisha është themeluesi dhe lideri historik.

Jam i bindur që Basha ka afruar datën e zgjedhjeve sepse ka patur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës”, tha Nishani në “Frontline”. /bw


Shtuar 27.05.2021 20:14