FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e ekipeve Kombëtare në rang botëror, teksa Shqipëria nuk lëviz nga vendi i 66-të në klasifikim duke mbetur në kuotën e 1362 pikëve.
Kuqezinjtë do të provojnë të përmirësojnë renditjen teksa në qershor do të luajnë dhe dy takimet miqësore kudër Uellsit dhe Republikës Çeke.
Të lidhura
None found
Sipër nesh qëndron Mali i Zi me vetëm dy vende më sipër dhe Maqedonia e Veriut e cila renditet në vendin e 62.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk lëviz nga vendi i 120-të teksa ndodhet në kuotën e 1151 pikëve.
Renditjen botërore e kryeson Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Gjermania renditet e 12-ta, një pozicion sipër Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit.
