Rrëmbimi i avionit nga Bjellorusia, Tuqia detyron NATO-n të ulë tonet e reagimit

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se, Turqia ka ndikuar në deklaratën e aleatëve të NATO-s duke ulur tonet e reagimit, për rrëmbimin e avionit dhe arrestimin e gazetarit nga Bjellorusia të dielën.

30 aleatët e NATO-s lëshuan një deklaratë me dy paragrafë të mërkurën duke dënuar  uljen e detyruara të fluturimit ku udhëtonte gazetari Roman Protasevich, por nuk përfshinte ndonjë hap ndëshkues për të cilin kishin bërë presion aleatët Balltik dhe Polonia, informon albeu.com.

Deklarata ishte gjithashtu më pak e ashpër sesa vërejtjet publike të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Ai e quajti incidentin një “rrëmbim shtetëror” dhe “të egër”.

Motivet pse Tuqia ka ndërhyrë në deklaratën e NATOS-s nuk është akoma e qartë, informon albeu.com.

Diplomatët thanë se Ankaraja mund të përpiqet të ruajë lidhjet me Moskën, aleatin më të afërt të Bjellorusisë dhe të mbajë marrëdhëniet ekonomike me Bjellorusinë përmes Turkish Airlines, e cila ka fluturime të përditshme në Minsk. Një mundësi tjetër mund të jetë dëshira e Turqisë për të mirëpritur turistët rusë këtë verë pas pandemisë COVID-19./albeu.com

 


Shtuar 27.05.2021 19:48