Biseda e Grida Dumës me të birin që duhet ta lexoni të gjithë!

Përpara se të jetë një ish-politikane, sociologe dhe moderatore e suksesshme, Grida Duma është një mama e devotshme e një djali, i cili tanimë është miku i saj më i mirë.

Në një fanpage të saj në Instagram, sot është publikuar një kujtim i tetë viteve të shkuara, një bisedë nënë e bir që daton në 2015-n dhe që vë theksin te rëndësia e shkollës dhe punës së palodhur të mësuesve. Një bisedë që duhet ta lexojnë të gjithë.

“Sot im bir ishte pak i mërzitur sepse iu desh të zgjohet më herët per të shkuar në shkollë. I thashë: mos u mërzit kurrë për atë që do të rregullojë të gjithë jetën tënde. Asgjë nuk e zëvendëson dot shkollën; edhe nëse kushtet nuk janë gjithmonë ato që duhet të kishim krijuar për fëmijët tanë, ajo mbetet e pazëvendësueshme. Pavarësisht gjithçkaje, Shqipëria ka dhe do të ketë mësues që edukojnë mendimin. “Mendja”, shkruan Plutarku, “nuk është një enë që duhet mbushur, është një zjarr që duhet ndezur”. Im bir e ndan sot këtë të vërtetë me veten, me fëmijët e tjerë, me mësuesit e tij. Me gjithë zemër – një vit të mbarë shkollor! (Memorie – 8 vite më parë)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by gridaduma_fansclub (@gridadumafansclub)


Shtuar 13.09.2023 22:50