Skuadra e Kosovës ka dalë nga fusha e lojës ndërsa po luante në Bukuresht përballë skuadrës së Rumanisë, pasi tifozët vendas kanë shpalour një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi’.
Futbollistët e Kosovës nuk kanë pranuar të vijojnë më lojën, duke dalë nga fusha. Gjithashtu në fushë janë hedhur edhe mjete piroteknike, duke vënë në rrezik lojatrët.
Ndërkohë jemi ende në pritje të një vendimi se çfarë do të ndodhë.