EMRI/ 4 muaj hetime! Goditet grupi që shpërndante drogë në Tiranë, kush ishte “koka” që e drejtonte

Pas katër muajsh hetime, policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga kanë rënë edhe dy drejtuesit e grupit, një çift bashkëshortësh të cilët jetonin në zonën e Kodrës së Diellit.

Herald Rexhepaj drejtonte grupin bashkë me gruan e tij.

Përveç dy drejtuesve, mësohet se kanë rënë në pranga edhe 8 persona të tjerë.


Shtuar 8.09.2023 09:20