Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga sherri ka mbetur i lënduar një turist, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Nuk dihet shkaku i sherrit, por mësohet se dy personat janë zënë në bulevardin e qytetit. Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkakun e sherrit.