MPB nis hetimin për pretendimet mbi dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar lidhur me raportimet e publikuara në disa media, sipas të cilave më 07.10.2026, në zonën e Shkupit, dy persona janë sulmuar fizikisht nga nëpunës policorë gjatë një veprimi zyrtar. Pretendohet gjithashtu se gjatë incidentit është dëmtuar edhe automobili i tyre.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, ministri i Punëve të Brendshme ka ngarkuar Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale me hetimin e rastit.

Departamenti ka nisur ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar gjendjen faktike dhe për të verifikuar nëse ka përgjegjësi eventuale të nëpunësve policorë të përfshirë.

MPB njofton se, pas përfundimit të verifikimeve dhe përcaktimit të gjendjes faktike, do të aplikohen masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore. Publiku, sipas ministrisë, do të informohet në kohë.


Shtuar më 9.10.2026 12:39