Përfshihet nga flakët Kisha e Shën Marenës, pëson djegie në fytyrë roja i objektit

Kisha e Shën Marenës, një monument kulture i kategorisë së parë në Mokrën e Sipërme është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme.

Mësohet se zjarri ka përshirë edhe rezidencën e klerikut si dhe pjesën më të madhe të konakut të Kishës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shkak për rënien e zjarrit është bërë rrjedha e gazit nga një bombol e vogël gazi që ndodhej në Kishë.

Si pasojë e flakëve ka pësuar djegie në fytyrë një prej rojeve si dhe janë shënuar  dëme të shumta materiale.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kishës nga flakët.

Kisha e Shën Marenës i përket fundit të shekullit të 17 dhe fillimi të shekullit të 18. Ajo është shndërruar në një objekt kulti tepër të vizituar nga turistët kohët e fundit.


Shtuar 6.09.2023 10:49