Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me Kuvenin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka reaguar duke ndarë një shprehje të Dostojevskit.
“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme!”, shkruan Bardhi.
Në kuvendin e sotëm u miratua statute i ri i PD, në të cilin thuhet se kryetari ka kompetencat edhe të kreut të grupit parlamentar, post i mbajtur nga Bardhi, sa kohë partia është në opozitë.