Zbulohet takimi i fshehtë që LDK ka zhvilluar dje me Vjosa Osmanin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se LDK-ja dje kishin takim edhe me Presidenten Vjosa Osmani, lidhur me diskutimet për çështjen e dialogut.

Sipas tij, nga ky takim, kanë dëgjuar pikëpamjet e presidentes lidhur me rolin e Qeverisë në raport me çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

”Takimi [me Albin Kurtin] ka qenë informues. Ne jemi ftuar për këtë karakter takimi”.

”Të them të drejtën në fakt, ne kemi mbajtur tri takime, se dje kemi takuar edhe Presidenten Vjosa Osmani, për të dëgjuar edhe nga ajo pikëpamjet e presidentes lidhur me rolin e qeverisë dhe dialogun”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.

Kujtojmë se sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me kryeministrin Albin Kurti për të biseduar rreth qëndrimeve që kanë për dialogun.


Shtuar 26.05.2021 23:15