Partizani ka gjetur pasuesin e Florin Bratus, vetëm 24 orë pas largimit të trajnerit për shkak të rezultateve të dobëta. Sipas raportimeve mediatike, drejtimin e skuadrës pritet ta marrë kroati Mislav Karoglan.
Të lidhura
None found
Karoglan dhe klubi, që numëron 17 tituj kampionë të Shqipërisë, raportohet se kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Prezantimi zyrtar i trajnerit të ri pritet të bëhet së shpejti.
Tekniku 44-vjeçar vjen pas eksperiencës së fundit në stolin e Ballkanit, skuadër që garon në Superligën e Kosovës. Përgjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar gjithashtu ekipe të njohura si Hajduk Split, NK Istra dhe Sheriff Tiraspol.
Vendimi për shkarkimin e Florin Bratus u mor pas gjashtë javësh në Abissnet Superiore, periudhë gjatë së cilës Partizani nuk arriti rezultatet e pritshme.



